17:21 / E Enjte, 02 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Prishtina transferon mesfushorin e talentuar

Skuadra e Prishtinës ka njoftuar se ka transferuar mesfushorin Muhamed Dubova.

Mesfushori-sulmues 21-vjeçar ka ardhur pas një përvoje një vjeçare te skuadra sllovake Dubnica, shkruan IndeksOnline.

Dubova ka kryer edhe fazën përgatitore me klubin bardhëkaltër.

Njoftimi i plotë:

Mirësevjen Muhamed Dubova!

Muhamed Dubova është futbollisti i radhës që i është bashkuar edhe zyrtarisht skuadrës sonë. Mesfushori-sulmues 21-vjeçar vjen te FC Prishtina nga skuadra sllovake Dubnica ku ka luajtur për një vit.Dubova me skuadrën tonë e ka kryer komplet fazën përgatitore dhe është plotësisht gati për ta dhënë më të mirën e tij për fanellën “bardhekaltër”. Para përvojës sllovake, ai ka luajtur në Kosovë me skuadrën e SC Gjilanit. Pas nënshkrimit të kontratës me ekipin tonë, e ka dhënë edhe një prononcim për faqen zyrtare të klubit.

Premton maksimumin – Jam shumë i lumtur dhe shumë i motivuar që iu bashkova klubit më të madh në Kosovë. Do ta jap më të mirën time në stërvitje në mënyrë që të fitojë më pas minuta edhe në ndeshje. Premtoj përkushtim maksimal te FC Prishtina.

Nder dhe krenari – Për mua është nder dhe krenari që të jem pjesë e Prishtinës. Ky është klubi më i trofeshëm në Kosovë dhe me histori të madhe dhe për çdo futbollist, bartja e kësaj fanelle është ndjenjë e pa përshkruar./IndeksOnline/