21:38 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

Prishtina triumfon në “Fadil Vokrri”, mposht Drenicën

Prishtina ka mposhtur Drenicën me rezultat 1-0 në ndeshjen e xhiros së tretë të Ipko Superligës së Kosovës.

Skuadra nga kryeqyteti u rikthye në “Fadil Vokrri” pas një kohe shumë të gjatë që ndeshjet si vendas i luante në stadiume tjera.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Gauthier Mankenda në minutën e 62-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Prishtina është në vendin e tretë në tabelë me gjashtë pikë por një ndeshje më pak të zhvilluar ndërsa Drenica në vendin e gjashtë me katër pikë.

Në xhiron e ardhshmë, Prishtina luan në Suahrek kundër Ballkanit ndërsa Drenica pret Gjilanin. /IndeksOnline/