Prishtina–Ferizaj, formacionet zyrtare
Superliga e Kosovës në futboll vazhdon edhe sot me tri takime interesante.
Në planprogramin e ditës së sotme janë paraparë të luhen tri duele nga ora 15:00.
Prishtina-Ferizaj është sfida kryesore e ditës së shtunë, ku pikët janë tejet të rëndësishme për të dy skuadrat.
Duel interesant pritet të luhet edhe në ‘Riza Lushta’, ku Trepça i bën ‘konak’ Llapit, derisa Malisheva në shtëpinë e tyre ballafaqohet me Gjilanin.
Formacionet Zyrtare:
Prishtina: Kolaj; Mici, Pllana, Hyseni, Prapashtica, Kryeziu, Krasniqi, Bytyqi, Useini, Pefqeli, Gashi.
Ferizaj: Jovanovski; Sadriu, Halili, Islami, Bardhi, Krasniqi, Hyseni, Gligorov, Avdulli, Ramusa, Panadic.