10:03 / E Premte, 06 Mars 2020 / indeksADMonline

Prishtinasit djegin kontejnerët!

Disa persona të papërgjegjshëm në orët e para të mëngjesit kanë djegur kontejnerët të mbushur me mbeturina në Prishtinë, saktësisht “Te kafet e vogla”, shkruan IndeksOnline.

Në disa fotografi shihet se nga djegia e mbeturinave kanë pësuar dëme edhe kontejnerët, me ç’rast janë shkrirë ngase janë nga plastika.

Ndonëse këta kontejnerë gjenden në mes të Prishtinës, përpara zyrës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, dikush ka marrë guximin që t’ua vinte flakën atyre./IndeksOnline/