21:20 / E Martë, 11 Gusht 2020 / indeksADMonline

Prishtinasit në hall me zhurmën e kafiterive

Qytetarët në kryeqytet, saktësisht në rrugën “Rexhep Luci” dhe “Nurie Zeka”, po ankohen për zhurmën e madhe që po shkaktojnë kafiteritë përreth.

Një lexuese për IndeksOnline ka treaguar se banorëve po iu pamundësohet zhvillimi i jetës normale për shkak të kaosit poshtë banesave të tyre.

Ajo ka treguar se kjo gjendje vazhdon deri pak minuta para fillimit të orës policore, pra 22:20 ndalet muzika e zhurma e njerzëve.

E zhgënjer me situatën, prishtinasja ka thënë se janë pa zgjidhje, pasi nuk po reagojnë organet kompetente./IndeksOnline/