13:46 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Prishtinë: 16 vjeçarja therret me thikë nga bashkëmoshatari

Një 16 vjeçare është sulmuar sot paradite me thikë nga një bashkëmoshatar i saj, i cili është arrestuar.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka theksuar se vajza pas lëndimeve të marr është dërguar menjëherë në QKUK, ku po trajtohet.

“Rreth orës 10:00 në rrugën ‘Tahir Zajmi’ në Prishtinë, në afërsi të shkollës ka ndodhur një rast lëndim trupor. Një femër e vitit 2001 është lënduar dhe është dërguar për tretman në QKUK. I dyshuari është arrestuar”, tha Ahmeti./Indeksonline/