11:02 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

Prishtinë, bie një punëtorë nga lartësia, dërgohet për në QKUK

Mëngjesin e sotëm ka rënë një punëtorë nga një ndërtesë në “Rrugën B” në Prishtinë.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësorë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Rastin për “Indeksonline” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Policia ka marrë informatën për rastin në fjalë. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat”, tha Borovci ndër të tjera”, është shprehur ai.

Nuk dihet nëse ky punëtorë ka pësuar lëndime të rënda trupore. Rastet kur punëtorët kanë rënë nga lartësia duke punuar në vendin e tyre të punës nuk janë të rralla në Kosovë./Indeksonline/