09:08 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Prishtinë: E kanoste ish-i dashuri, e raporton në polici

Një femër nga lagjja “Emshir” në Prishtinë ka raportuar në polici ish  të dashurin e saj, i cili po e kanoste.

“Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar (ish i dashuri i saj) me  të cilin kishte qenë në lidhje, është kanosur verbalisht. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë. /Indeksonline/