11:20 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Prishtinë, hajnat i vjedhin 14 mijë euro ari si dhe 10 mijë euro para

Në fshatin Vranidoll të Prishtinës ka ndodhur një vjedhje e rëndë.

Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se persona të dyshuar e të pa njohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij me ç’rast i kanë vjedhur para në shumën prej 10.000 (dhjetëmijë) Euro, si dhe ari sipas tij në vlerë 14.000 (katërmbëdhjetëmijë) Euro, njofton Policia e Kosovës- transmeton Indeksonline.

Njësit relevante policore ju kanë përgjigjur rastit. Rasti i iniciuar mbetet nën hetime intensive nga njesitet policore./Indeksonline/