11:50 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

Prishtinë: I lë letër kërcënuese në shtëpi

Një person ka raportuar në polici se në hyrje të shtëpisë së tij në rrugën “Bajram Kurti” në Prishtinë, ka gjetur një letër me përmbajtje kërcënuese për atë dhe familjen e tij.

Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00 ndërsa Policia e Kosovës është duke e hetuar atë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit me urdhër të të cilit rasti është hapur “kanosje”./Indeksonline/