23:43 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / indeksADMonline

Prishtinë/ Parkon veturën, aty ku duhet të kalojnë këmbësorët

Parkimi i veturave vende e pavend, është i ndëshkueshëm. Mirëpo kjo nuk ka penguar një prishtinas, që të parkoj veturën e tij, pikërisht në vendin ku janë të shënuara zebrat, apo ku përcaktohet vendi për kalimin e këmbësorëve.

IndeksOnline ka pranuar nga lexuesit e saj, pamje ku shihet se si në Rrugën B, një veturë është parkuar tek zebrat, ndërsa qytetarët kalimtarë të rastit, detyrohen të kalojnë anash rrugës, në mungesë të hapësirës.

IndeksOnline ju sjell pamje: