14:05 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Prishtinë, personi i panjohur e godet me komplet pijesh në kokë

Një person ka raportuar në polici se është goditur nga një person i panjohur me komplet pijesh në kokë.

Policia raporton se viktima ishte kërcënuar edhe me armë.

“Lagjja Veternik, Prishtinë 24.12.2017 – 03:55. Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se i dyshuari i pa njohur nën kërcënimin e armës së zjarrit e kishte goditur me një komplet të pijeve në kokë dhe është larguar ne drejtim te panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar, perdeirsa rasti eshte duke u hetuar”, bën të ditur policia./Indeksonline/