10:12 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / indeksADMonline

Prishtinë, Policia arreston sulmuesin që therri me thike një person para një dite  

Në rrugën “Bill Klinton”, në Prishtinë raportohet se me datë 16.01.2018 rreth orës 12:00 njësiti i hetuesisë ka arrit që ta identifikojë dhe arrestojë një të dyshuar mashkull me dyshimin e bazuar se i njëjti kishte therur me thikë viktimën mashkull.

Nga i dyshuari është konfiskua një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje./Indeksonline/