09:59 / E Shtunë, 03 Korrik 2021 / OSH

Prishtinë/ Prishen qetësinë publike duke festuar ditëlindjen, sulmojnë policët por përfundonjë në pranga

Mbrëmë, pas mesnate, Policia e Kosovës në një lokal në Prishtinë kanë arrestuar katër persona.

Mbrëmë, pas mesnate, Policia e Kosovës në një lokal në Prishtinë kanë arrestuar një person.

Indeksonline mëson se mbrëmë, në një lokal ishte duke u mbajtur një aheng familjare, ku po festohej një ditëlindje.

Në adresën e Policisë ka ardhur një informacion se ata kanë prishur qetësinë publike.

Me të arritur në vendin e ngjarjes, Policia ka kërkuar dokumentacionet nga pronari i lokalit për të shqiptuar dënimin.

Derisa po shqiptohej tiketa, një nga të pranishmit në lokal me inicialet Sh.H i lindur me 1970 ka sulmuar fizikisht policët.

Deri sa po arrestohej Sh.H, tre persona të tjera kanë tentuar të pengojnë policët.

Si shkak i sulmit, dy zyrtar policor kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Edhe i arrestuar, Sh.H ka pranuar tretman mjekësor pasi ka pësuar lëndime trupore.

Me urdhër të prokurorit, Sh.H është dërguar në mbajtje ndërsa tre të arrestuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/