18:13 / E Hënë, 27 Qershor 2022 / AR

Prishtinë, qytetarit i vije fatura e rrymës 768 euro për muajin qershor

768 euro është totali i faturës së rrymës për muajin qershor që i shkoi një qytetari të Prishtinës.

Venhar Isufi, njëherit gazetar, ka njoftuar për këtë përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai këtë e ka quajtur “absurde dhe skandaloze në një kohë krize ekonomike në të cilën po kalojna”.

“Une cripto valuta nuk posedoj, fabrike apo biznes personal nuk posedoj, KEDSI spo e di a e ben kete me qellim vec se kam raportuar per neglizhencen te cilen e kane ndaj konsumatoreve dhe problematikave me te cilat perballen qytetarer me reduktimet e rrymes ne pike te veres, apo ku eshte problemi!??”, shkruan ai.

Njoftimi i plotë:

Po du me kursy veten edhe me rene ne nivel te KEDS-it.

768 euro fatura e rrymes ne muajin e pare te veres m’paska ardhe ani pse inkasanti nuk e ka marre brenda shtepise gjendjen momentale!!!!

Une cripto valuta nuk posedoj, fabrike apo biznes personal nuk posedoj, KEDSI spo e di a e ben kete me qellim vec se kam raportuar per neglizhencen te cilen e kane ndaj konsumatoreve dhe problematikave me te cilat perballen qytetarer me reduktimet e rrymes ne pike te veres, apo ku eshte problemi!??

KEDSI edhe njehere me kete faturim eshte duke treguar se eshte duke leshuar fatura paushall.

Une do te dorezoj menjehere ankese per kete fature qysh neser, jo vetem kete ankese, por edhe do te kerkoj llogari pse kjo fature me ardhe me kete cmim, njehsori te cilin e posedoj eshte me numra serik te komunes se Podujeves, ndersa une jam banor i Prishtines tash e 80 vite!???

Vlen te thekesohet se inkasanti ne momentin qe e kam takuar ne hyrje te shtepise, e ka telefonuar dike ne telefon, pastaj e ka shtypur faturen pa e marre gjendjen brenda ne shtepi ku edhe e posedoj njehsorin!!

Fature absurde dhe skandaloze ne nje kohe krize ekonomike ne te cilen po kalojna.

Nuk do te ndalem me kaq nese KEDSI mendon qe me keto fatura mundet me m’kursy mos me fol.