15:29 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Prishtinë, rrënohet objekti i vjetër përballë muzeut

Pas konstatimit nga ana e zyrtarëve të emergjencave për rrezikshmëri, Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Prishtinës me ndihmën e Hortikulturës ka rrënuar objektin e vjetër që gjendej në rrugën përballë muzeut.

Komuna tha se janë në pritje të kontratës së re për rrënime, ashtu që të mund të intervenojmë edhe në raste tjera të ngjashme.

“Intervenim emergjent, për shmangie të rrezikut

Pas konstatimit nga ana e zyrtarëve të emergjencave për rrezikshmëri, Drejtoria e Inspekcionit me ndihmën e Hortikulturës ka rrënuar objektin e vjetēr që gjendej në rrugën përballë muzeut.

Jemi në pritje të kontratës së re për rrënime, ashtu që të mund të intervenojmë edhe në raste tjera të ngjashme” thuhet në njoftim.