20:11 / E Martë, 09 Gusht 2022 / OSH

Prishtinë: Shqiptarja dhe italiania ofronin seks për 300 €

Një 32 vjeçare shtetase shqiptare dhe një italiane 23 vjeçe, u zunë nga policia të hënën pasdite, me dyshimin se në rajonin e Prishtinës për disa muaj po ushtronin prostitucion.

Ato, klientëve potencial u merrnin nga 300 euro në këmbim të marrëdhënies seksuale me njërën nga to, apo 600 me të dyja njëkohësisht.

Krejt pazarin për këto shërbime, vajzat që jetonin në rrugën “Abdullah Presheva” në Kalabri e bënin përmes internetit.

Ato fillimisht u ndaluan për 48 orë, ndërsa vonë të martën me kërkesë të prokurorit, Gjykata ua caktoi paraburgimin prej një muaji.