14:20 / E Diele, 08 Shtator 2019 / indeksADMonline

Prishtinë, sulmohet nga i dashuri

Një femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale ishte sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj i dyshuari.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë ku sipas viktimës sulmi kishte ndodhë brenda në veturën e të dashurit të saj por më pas kishte vazhduar edhe jashtë veturës.

I dyshuari pasi ishte vërejte nga një qytetar me veturë ishte larguar nga  vendi i ngjarjes. Viktima si pasojë e sulmit ka marrë tretman mjekësor.

Me rast janë marrë njësitë policore, ndërsa, hetimet po vazhdojnë.