Pritet dorëheqja e këtij deputeti të Vetëvendosjes (Foto)
Vala e dorëheqjeve në Lëvizjen “Vetëvendosje” pritet të vazhdoj edhe ditën e sotme.
Indeksonline mëson se deputeti që do të jap dorëheqje është Driton Çaushi nga Gjakova.
Largimi i tij nga strukturat e LVV-së pritet të konfirmohet në mbledhjen e kryesisë që do të mbahet në ora 15:00.
Ndryshe, nga subjekti më i madh opozitar dje është larguar edhe kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati. /Indeksonline/