Pritet vendim pozitiv për vizat – Indeksonline.net
08:14 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pritet vendim pozitiv për vizat

Njohësi i integrimeve evropiane, Vigan Qorrolli, ështëshprehur i bindur se edhe Komiteti për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE) i Parlamentit Evropian, që do të mblidhet sot (e mërkurë), do të votojë pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka deklaruar se në procesin e vendimmarrjes së BE-së për këtë çështje do të ngrihet edhe çështja e ish-prokurorit special Elez Blakaj.

Sipas tij, në këtë proces do të ketë shtete që do të diskutojnë për dilemat rreth ndërhyrjes së politikës në drejtësi.

Ai ka bërë me dije se BE-ja do t’i liberalizojë vizat jo më herët se në pranverën e vitit 2019.

Në këtë intervistë, Qorrolli ka dhënë kritika për sistemin e drejtësisë që,sipas tij, nuk po punohet sa duhet për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Temat: