21:15 / E Mërkurë, 28 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pritja fenomenale e Ter Stegen tregon se pse ai mund të konsiderohet ”supermen”

Tashmë kanë filluar përballjet e orarit, 21:00 në Champions League.

Në Holandë, Barcelona është nikoqir i skuadrës së PSV-s në ”Philips Stadion”.

Dhe skuadra holandeze e ka filluar takimin me një dominim të lehtë ndaj katalunasve, transmeton IndeksOnline.

Në minutën e katërt, u akordua gjuajtje e lirë në favor të PSV Eindhoven.

Dhe futbollisti i PSV-s bëri një goditje fenomenale në drejtim të portës katalunase, të cilën e priti për mrekulli Ter Stegen.

Me këtë pritje, portieri gjerman ka treguar se është në formë të mirë këtë sezon dhe se mund të konsiderohet si njëri prej më të mirëve në botë./IndeksOnline/