12:28 / E Martë, 25 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Pritja komike e Ronaldos për vendimin e VAR gjatë ndeshjes, Juventus – Roma

Juventusi regjistroi një tjetër fitore në fundjavë për ta vazhduar luftën për titullin e tetë radhazi në Serie A duke e mposhtur Romën me rezultat minimal, 1-0.

”Lojtari i sezonit” te Juve, Mario Manzukic, shënoi golin e vetëm dhe të fitores në minutën e 33-të.

Fitorja e lë Juventusin në vendin e parë me 49 pikë nga 17 ndeshje të zhvilluara – ”Zonja e Vjetër” ka 16 fitore dhe vetëm 1 barazim këtë sezon.

Napoli është tetë pikë mbrapa Juventusit në vendin e dytë në renditjen tabelare, kurse Romën humbja e lë në vendin e 10-të me 24 pikë, transmeton IndeksOnline.

Ndërkohë në sfidën ndaj Romës, Juventusi mendoi se kishte shënuar giolin e dytë në minutat e fundit të takimit. Ronaldo dhuroi një pasim të mrekullueshëm drejt portës romake.

Douglas Costa shënoi gol, megjithatë pas konsultimit me VAR, gjyqtari i ndeshjes anuloi golin e shënuar.

Pamjet e mëposhtme tregojnë se si Ronaldo vrapo drejt gjyqtarit për ta pritur vendimin e VAR.

Gjyqtari i katërt e kishte për detyrë që të sigurohej se Ronaldo ishte duke qëndruar në vendin e duhur./IndeksOnline/