23:10 / E Hënë, 02 Prill 2018 / indeksADMonline

Pritja po merr fund: Çifti Sahiti gati për ardhjen në jetë të vajzës

Nëntë muaj shtatzëni shkuan shpejt dhe pritja e ëmbël për Edita Ramadanin dhe Valdrin Sahirin po shkon drejt përmbylljes.

Bashkëshortja e dizajnerit të njohur kosovar tashmë është në ditët e fundit para lindjes së vajzës.

E duket se çifti janë bërë gati jo vetëm në veshje, por edhe në detajet tjera përcjellëse.

Ata kanë vendosur që edhe vendi i lindjes së vajzës të jetë larg Kosovës.

Edita dhe Valdrini, mësohet se kanë marrë rrugë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atje ku në pak ditë pritet të lindë vajza.

Detajet mbi emrin e të tjera informacione, mbeten të kuptohen me kohë…/Prive.al