08:26 / E Martë, 04 Tetor 2022 / AR

Prizren/ Vdes në fushë një person, Policia po heton rastin

Policia e Kosovës po heton vdekjen e një personi gjatë ditës së djeshme në fshatin Krajk të Prizrenit.

Rasti ka ndodhur rreth orës 14:00, derisa viktima mashkull kosovar ka qenë në fushë me dëshmitarin mashkull kosovar, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka ndërruar jetë.

“Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi emergjencës në vendin e ngjarjesMe vendim te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, njofton Policia./Indeksonline/