09:27 / E Premte, 15 Janar 2021 / OSH

Prizrenasi raporton në polici: Pas një mosmarrëveshje, më ka sulmuar fizikisht vëllai …

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për dhunë në familje.

Një person nga Prizreni ka njoftuar policinë se është sulmuar nga vëllai i tij, transmeton IndeksOnline.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

“Prizren 14.01.2021 – 01:00. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje familjare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, vëllai i tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia e Kosovës./IndeksOnline/