11:55 / E Diele, 23 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Probleme me energji elektrike, banorët e fshatrave të Mbivadës bllokojnë magjistralen Mitrovicë-Pejë

Problemet me energji elektrike e rregullimi i prishjeve që po zgjat me ditë të tëra, ishin arsyet që banorët e fshatrave të Mbivadës bllokuan magjistralen Mitrovicë-Pejë.

Protesta e tyre nisi në ora 10:00, në fshatin Rakosh, ku morën pjesë banorët e fshatrave të Mbivadës: Uçë, Rakosh, Shushicë, Zhakovë, Kërrninë, Cerkolez e Syriganë.

Erërat e forta që kane qenë dy javë parë në këtë regjion, kanë bërë që sistemi elektrik në këto fshatra të dëmtohet.

Por, edhe pse kanë kaluar dy javë, nuk është stabilizuar gjendja elektrike./Indeksonline/