16:03 / E Hënë, 28 Qershor 2021 / AD

Probleme me Stories në Instagram: Çfarë duhet të bëni

Nëse keni probleme me Stories në Instagram, për shembull nuk mund të ngarkoni dot video ose foto si edhe mund të mos shihni dot postimet e miqve, disa nga arsyet e mundshme të problemit janë:

Probleme me Stories në Instagram: Çfarë duhet të bëni

1 – Interneti i paqëndrueshëm

Si ta zgjidhni: Vendoseni pajisjen në Airplane Mode për pak sekonda.

2 – Përditësimi

Si ta zgjidhni: Përditësoni aplikacionin – në iOS përmes App Store, ndërsa në Android në Google Play Store.

3 – Problemet me telefonin

Si ta zgjidhni: Fikeni dhe ndizeni sërish.

4 – Memoria e fshehtë është plotë (full cache)

Si ta zgjidhni: Në iOS, fshijeni dhe instalojeni sërish përmes App Store. Për Android, shkoni te “Apps & Notifications” dhe pastaj hapni Instagram-in. Klikoni “Storage” dhe më pas “Clear Cache”.

5 – Data dhe ora e tefonit

Si ta zgjidhni: Në iOS, shkoni te “Settings” > “General” > “Date and Time” dhe më pas sigurohuni që ta vendosni orën dhe ditën automatike. Në Android, shkoni te “Settings” > “Date and Time” dhe më pas zgjidhni opsionin që e përditëson automatikisht.

6 – Telefoni është në “Battery Saving Mode” (opsioni që bën që bateria të zgjasë më shumë) prandaj duhet ta çaktivizoni si opsion

Nëse asnjë nga këto zgjidhje nuk funksionon, kontaktoni Instagram’s Support Centre. Për ta bërë këtë, klikoni tri vijat horizontale që shfaqen sipër profilit tuaj. Më pas klikoni te “Settings” dhe shihni për “Help”. Pas kësaj, “Report a Problem” dhe kjo menu ju ofron mundësi që të raportoni problemin që keni.