08:22 / E Enjte, 01 Gusht 2019 / indeksADMonline

Probleme te Barcelona, Suarez nuk e do Griezmannin

Antoine Griezmann është transferi më i shtrenjtë i Barcelonës gjatë kësaj merkato.

Ylli francez u bashkua me katalonasit pasi këta të fundit paguan klauzolën e tij për ta marrë nga Atletico.

Por kampioni i Botës nuk ka qenë i mirëpritur nga të gjithë shokët e rinj.

Sipas “Cuatro”, Suarez nuk është i kënaqur me ardhjen e tij në Camp Nou.

Edhe pse e mirëpriti në fillim, uruguaiani nuk i ka folur në seancën e fundit stërvitore që u zhvillua dje. /IndeksOnline/