16:27 / E Premte, 21 Qershor 2019

Proceset zgjedhore me dëshira objektive dhe iracionale!

Halit Krasniqi

Në gjithë etninë shqiptare, janë duke u zhvilluar procese të ndryshme politike. Nga latimi i programeve dhe prosperimi i tyre në vizione të subjekteve politike, rifreskimi i strukturave te subjekteve e deri te aplikimi i konflikteve gjithë fare brenda llojit dhe me institucionet e shtetit. 

Derisa brenda llojit për mendime ndryshe aplikohen fyerje e cenim në integritetin fizik me bashkëpunëtorët e tyre, ndaj institucioneve duke filluar nga fërkimet verbale e deri te përplasjet më gjësende të ngurta dhe të lëngëta më efekte flakë ndezëse në sheshe e rrugë.

Procesi i brendshëm demokratik zgjedhor më impresionues është zhvilluar në PDK, i projektuar për Dekadën e re, me besim për zhvillim dhe integrim. Si i tillë ka një mori zhvillimesh pozitive, tejet fascinuese, shumë mbresëlënëse dhe që janë shembulli më shkëlqyes për pragmatizmin politik. Nëse do të aplikohej edhe nga të tjerët, atëherë do të prodhohej një kulturë që do ta ndihmonte realisht strategjinë e synimeve tona historike.

Zgjedhjet e brendshme në PDK, duhet të jenë shembull se si të funksionoj një subjekt serioz politik. 

Në këtë nivel të zhvillimit të shoqërisë sonë nga edukimi tradicional, që gjithsesi së pari duhet të dëgjohet e respektohet mendimi i më të moshuarit dhe të pranohet doemos edhe kur nuk është ai mendim i përkryer dhe tejet i latuar. Dhe gjithashtu në shoqërinë tonë me një deficit të theksuar emancipues në fushat e dijeve me eksperienca të formuara si një konglomerat, të krijuara nën ndikimin e periudhave apokaliptike të çerekshekullit të kaluar.

Nga informacionet që kam përpunuar për gjithë procesin e zhvilluar në këto zgjedhje nga vlerësimet dhe analizat, mund të veçoja shumë shembuj që janë për model të pragmatizmit politik dhe që do të shërbenin si leksione edukative se si duhet të ndërtohet mentaliteti i konkurrencës së ideve dhe vizioneve brenda llojeve, pa e përjetuar protagonistin konkurrent me ide të tjera, si armik personal të garës me rivalitet. 

Dhe sado përplasje verbale në fërkime debati të nxitura nga motive pretencioze me qasje nën ndikimin karaktereve e kultivimeve egocentrike që reflektojnë formimet individuale, duhet të aktivizohen energji nga qendrat e trurit për të shpalosur ide e programe progresive për shoqërinë tonë me ngecje në zhvillim të përgjithshëm e me deficite në këto eksperienca të pa trasuara më parë. 

Por assesi të aplikojnë aktivizimin e energjive individuale në muskuj të nofullave e krahëve dhe në kapriçio monstruoze për të prodhuar skenarë me alternativa konfliktesh edhe brenda llojeve, të cilat duhet t’i arkivojmë si relikte.

Të gjithë shembujt pozitiv në këtë proces zgjedhor për Dekadën e re, duhet të përvetësohen pa xhelozi, nga subjektet tjera me qëllimin për të shëmbëllyer në forumet ku krijohen vizionet e akëcilit subjekt politik që pretendon të jetë serioz dhe konkurrues i respektuar.  Duke aplikuar këto praktika, çdo subjekt politik mund të synoj të triumfoj në konkurrencat aktuale të këtij diversiteti politik që është krijuar në gjithë etninë tonë aktualisht. 

Kështu do të përvetësohet ekuacioni i formulave në këto rivalitete alternative që kemi në komunikimet shqipfolëse, si duhet ndërtuar strategjia e fitoreve përmes krijimit të strukturave të reja, duke aplikuar eksperienca konkurruese me ide e programe zhvillimore e me vizionet e tyre gjithnjë triumfuese.

Nga të dhënat që kam, duke u pasuruar me informacione të tjera, natyrisht se do të bëj vlerësime më të plota, për tërë procesin e zgjedhjeve të brendshme në të gjitha subjektet që kanë përmbyllur këtë proces dhe ato që janë aktualisht në proces zgjedhor, disa prej të cilave kanë zhvillime irrituese e neveritëse.

Por, ky proces i zhvilluar me siglën e Dekadës së re, siç ka pasur zhvillime progresive dhe për model, kemi edhe zhvillime negative dhe që ia prishin imazhin e këtij procesi zgjedhor tejet fascinues. Sigurisht se në këtë mjedis me kaq zhvillime dramatike që ka përjetuar shoqëria jonë e me një përvojë apokaliptike, natyrisht se do të duhej vlerësuar racionalisht se ky proces ka qenë e pa mundur t’i shpëtoj të gjitha prodhimeve të fituara jo vetëm individualisht nga sindrome të fushës traumatike, të cilat manifestohen në faza të më vonshme paqësore në kompleksitet, sipas formimeve të më hershme dhe edukatave personale në mjediset ku janë kultivuar dhe nga karaktere gjenetike të trashëguara. 

Këto aspekte të manifestuara nga prirje të theksuara, janë të njohura shkencërisht dhe nuk mund të zhdukën plotësisht pa faktorin kohë dhe pa projekte përkushtimi me ekspertë të fushave të caktuara socio-psikologjike dhe doemos me programe nën përkujdesjen institucionale dhe të instituteve profesonale.