22:10 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

Profesioni i veçantë i trajnerit që sot drejtoi Llapin

Pas largimit të Bylbyl Sokolit nga drejtimi i skuadrës së Llapit, Fadil Ademi do të jetë ushtrues detyre i kryetrajnerit të skuadrës nga Podujeva.

Ademi ka shërbyer si ndihmës i “profës” mirëpo më parë e ka drejtuar Hysin dhe është shpallur kampion i Superligës.

Por pas ndeshjes ai ka njoftuar se nuk do të jetë shumë gjatë në krye të Llapit pasi që ai ka një punë tjetër që duhet t’i përkushtohet.

Fadil Ademi është gardian në Qendrën Edukuese Korrektuese, në burgun e Lipjanit tash e dhjetë vjet.

Ai sot zëvendësoi Sokolin duke e mposhtur Gjilanin me rezultat 3-1. /IndeksOnline/