17:02 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

Fadil Ademi tregon deri kur do të jetë trajner i Llapit

Fadil Ademi ka drejtuar skuadrën e Llapit në ndeshjen kundër Gjilanit pas largimit nga detyra e trajnerit Bylbyl Sokoli.

Ai pas ndeshjes që e fitoi me rezultat 3-1 ka thënë se ka vazhduar vetëm punën e Sokolit, shkruan indeksonline.

“Jam i privilegjuar që isha zëvendës i Sokolit pasi e ka lënë skuadrën në një gjendje të mirë, ne po vazhdojmë rrugën e tij”, ka thënë Ademi.

“Ne sot jemi mundu me fitu e jo me lujt duke i pasur parasysh edhe mungesat”, shtoi trajneri.

I pyetur se a do të vazhdoj të jetë trajner i Llapit ai është përgjigjur:

“Jam trajner që nga fillimi, por kam kërkuar nga klubi që të angazhojnë një trajner të ri, derisa të bëhet një zgjidhje jam vetëm ushtrues detyre”, përfundoi Fadil Ademi. /IndeksOnline/