20:35 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Profesorët e UP-së në vizitë studimore në ShBA

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Heset Sahiti dhe rektori i Universitetit “Hasan Prishtina”, Marjan Dema , takuan dekanin e Fakultetit të Edukimit, Ethem Çeku dhe grupin e profesorëve të UP-së, të cilët do të udhëtojnë për vizitë studimore në Universitetin Indiana, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vizita studimore e 6 profesorëve të Fakultetit të Edukimit në ShBA, është një mundësi e mirë që në kuadër të bashkëpunimit reciprok të të dy vendeve, ne si shtet të përfitojmë nga përvojat më të mira të universiteteve prestigjioze amerikane.

Kjo vizitë është e rëndësishme jo vetëm për UP-në, por edhe për institucionet tjera të arsimit të lartë në Kosovë.

Vizita studimore ka për qëllim bartjen e përvojave të mira në fushën e arsimit dhe edukimit, në njërin ndër universitetet më të mira në ShBA.

Kjo vizitë realizohet në kuadër të projekt i USAID- Transformational Leadership Program – Scholarships and Partnerships (TLP ) – Programi Transformim i Lidershipit , në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës.