17:19 / E Premte, 06 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Profesori i UP-së Besnik Krasniqi shpërblehet me Çmimin e punimit më të mirë në konferencën më prestigjioze të ndërmarrësisë në Evropë

Javën e kaluar në një nga konferencat më prestigjioze në botë – RENT Entrepreneurship në Berlin, punimi i Besnik Krasnqit profesor në Universitetin e Prishtinës është shpallur punimi më i mirë në konferencë për sfidimin e dijes ekzistuese në ndërmarrësi (Best Paper Prize for ‘Challenging the conventional wisdom in entrepreneurship’.

Vlenë të theksohet se konferenca shkencore RENT Entrepreneurship së bashku me Babson College Entrepreneurship Research Conference konsiderohen dy konferencat më prestigjioze në botë për ndërmarrësi.

Punim i profesor Krasniqit është shkruar në bashkëautorësi me Nick Williams dhe Emmanuella Plakoyiannki dhe trajton problemet e migracionit dhe ndërmarrësisë në ekonomi komplekse përfshirë edhe Kosovën, dhe titullohet “Returnee Entrepreneurship to complex economies: the role of social networks”.

Profesor Krasniqi është profesor i jashtëm edhe në Maastricht School of Management në Holandë.