19:16 / E Mërkurë, 15 Prill 2020 / indeksADMonline

Profesori izraelit: Koronavirusi e arrin pikun në ditën e 40 dhe largohet vetë pas 70 ditësh

Një matematicien, analist dhe ish gjeneral izraelit, Isaac Ben pohon se analizat e thjeshtë statistikore tregojnë se COVID-19 e arrin pikun në 40 ditë dhe bie në pothuajse zero pas 70 ditësh – pa marrë parasysh se ku godet, dhe pa marrë parasysh se çfarë masash qeveritë imponojnë.

Prof Isaac Ben, drejtuesi i programit të Studimeve të Sigurisë në Universitetin e Tel Aviv dhe kryetari i Këshillit Kombëtar për Kërkime dhe Zhvillim, i tha kanalit 12 të Izraelit të hënën në mbrëmje se hulumtimet që ai kreu me një profesor, duke analizuar rritjen dhe rënien e rasteve të reja në vendet e botës, tregojnë në mënyrë të përsëritur se “ekziston një model i caktuar” dhe “numrat flasin vetë”.

Ndërsa ai tha se mbështet distancimin shoqëror, mbyllja e ekonomive në të gjithë botën përbën një gabim. Në rastin e Izraelit, ai tha se rreth 140 njerëz normalisht vdesin çdo ditë. Dhe mbyllja e pjesën më të madhe të ekonomisë për shkak të një virusi që po vret një ose dy njerëz në ditë është një gabim rrënjësor që i kushton Izraelit 20% të PBB-së së tij, thotë ai.

Profesor Gabi Barbash, drejtor i spitalit dhe ish drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, tha se Ben-Israeli gabohet dhe se numri i të vdekurve do të ishte shumë më i lartë nëse Izraeli dhe vendet e tjera nuk do të kishin ndërmarrë hapat që ata kanë marrë.

Por Ben-Israeli tha që shifrat – veçanërisht nga vendet, si Singapori, Tajvani dhe Suedia, të cilat nuk morën masa kaq radikale për të mbyllur ekonomitë e tyre – vërtetuan pikën e tij.