22:42 / E Diele, 08 Korrik 2018 / indeksADMonline

Programi për kontrollimin e dënimeve në komunikacion rrezikon të dhënat e juaja personale

Disa njohës të teknologjike kanë shfaqur pakënaqësinë e tyre lidhur me përdorimin e linkut për kontrollimin e dënimeve në komunikacion.

Sipas tyre, në protalin Kosovopolice, për kontrollimin e dënimeve në komunikacion, nuk ka siguri në Transport Layer (shtresën e protokolit ku bëhet bartja e të dhënave). Sipas tyre, të gjitha të dhënat barten si tekst dhe nuk enkriptohen.

Kujtim Krasniqi, IT programer, përmes një statusi në faqen e tij në Facebook, thotë se me ekspozimin e këtyre të dhënave, mund të bëhesh  viktimë e shumë keqpërdoruesve, shkruan Indeksonline.

Ai bën thirrje që të mos përdoret ky link pa u rregullar kjo gjë.

“Mos e përdorni pa u rregulluar kjo. Ne portalin Kosovopolice, per kontrollimin e denimeve ne komunikacion, nuk ka siguri ne Transport Layer (shtresen e protokolit ku behet bartja e te dhanave). Te gjitha te dhanat barten si tekst dhe nuk enkriptohen.  Me ekspozimin e ketyre te dhena (nr personal, ditelindja etj) mund te behesh viktime e shume keqperdoruesve.  Mos e përdorni pa u rregulluar kjo”, ka shkruar ai.

Gjithashtu, Krasniqi thotë se edhe dënimet që janë të paraqitur në këtë link nuk pasqyrojnë realitetin.  Sipas tij, ato nuk përditësohen me më të rejat e fundit./Indeksonline/

http://www.kosovopolice.com:85/login