75 Mall Live Search
15:46 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Programin Nacional për Rininë do të realizohet edhe në Drenas

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës Rexhep Hoti, i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri, u prit sot në një vizitë zyrtare nga Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci dhe Drejtori Komunal i Arsimit Tafil Halilaj.

Në këtë vizitë, Koordinatori Hoti nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin Lladrovci për implementimin e Programit Nacional për Rininë në Komunën e Drenasit.

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport Rexhep Hoti tha se është knaqësi teksa sheh se si kryetarët e komunave po përkrahin një program që target ka rininë edhe punojnë për të ardhmen e tyre.

“Në kuadër të kuadër të programit Nacional për Rininë do të organizohen gara në tri fusha kryesore: dituri, kreativitet kulturor dhe mendim kritik si dhe në sport. Roli i komunës në realizimin e këtij programi është i rëndësishëm prandaj e falënderoj kryetarin Lladrovci për mbështetje”, tha Koordinatori Hoti.

Ndërsa, Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci tha se komuna që ai udhëheq do ta përkrah me të gjitha kapacitetet e nevojshme realizimin e Programit Nacional për Rininë.

“Do ta përkrahim programin me çkado që të ketë nevojë dhe me të gjitha kapacitetet e mundshme. Uroj që të implementohet dhe të na e ndihmojë rininë tonë”, tha ndër të tjera Kryetari Lladrovci.

Kurse zv.ministri Guri i cili tha se ky program ka një shtrirje të gjerë ku përfshihen prindërit, shkollat, mësimdhënësit e drejtorit komunale. Ai pret që përmes këtij programit të përmirësohen rezultatet e vlerësimeve të jashtme.

Kjo marrëveshje përcakton angazhimet e ndërsjella të palëve nënshkruese për implementimin e Programin Nacional për Rininë dhe për organizimet e përbashkëta të aktiviteteve që kanë të bëjnë me diturinë, kreativitetin kulturor dhe mendimin kritik, si dhe sportin.