12:15 / E Enjte, 16 Maj 2019

Projekt-propozimet për ridizajnimin e Notre Dame, një ndër to që çatia të shndërrohet në pishinë

Arkitektët janë duke ‘luftuar’ mes vete se kush do të mund të fitojë projektin për ridizajnimin e çatisë së shkatërruar të Katedrales Notre Dame.

E së fundi është paraqitur edhe një projekt-propozim që çatia të zëvendësohet me pishinë gjigante.

Zjarri që përshkoi muajin e kaluar shkatërroi gjithë pjesën e lartë të Notre Dame-s, teksa presidenti francez Emmanuel Macron u zotua të rindërtojë katedralen brenda pesë vitesh, pavarësisht nga shkalla e lartë e shkatërrimit, transmeton Indeksonline.

Një tjetër projekt-propozim ishte që çatia të përfshinte një xham të lakuar, duke prodhuar më shumë energji përmes xhamit nga energjia diellore.

Tjetër propozim ishte që të realizohet një kopsht në çatinë e katedarales, apo që të jetë e gjitha prej qelqi./Indeksonline/