07:25 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Projekti britanik për të ‘luftuar’ plakjen e popullsisë përmes robotëve të kujdesit

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka lansuar një program kërkimor që do të fokusohet në “bërjen e sistemeve autonome të sigurta dhe të besueshme për përdorim publik”.

Skema, e cila mbështetet nga një financim afro 43.5 milionë dollarë për 5 vitet e ardhshme, mund të rezultojë në zhvillimin e “robotëve të kujdesit”. Këta të fundit, robotët “e sofistikuar”, do të veprojnë për të ndihmuar të moshuarit.

Veprimet që potencialisht mund të kryejnë robotë të tillë përfshijnë ndihmën e njerëzve pas rënies, sigurimin e marrjes së ilaçeve, si dhe dhënien e ushqimit.

Ideja e “robotëve të kujdesit” vjen në një kohë kur Mbretëria e Bashkuar po përballet me një popullsi të plakur. Sipas deklarimeve të fundit qeveritare, 1 në 7 persona pritet të jenë mbi 75 vjeç deri në vitin 2040.

Autoritetet thanë që programi kërkimor do të kryhet për t’u siguruar që robotët “të mbrohen më mirë nga sulmet kibernetike”, si dhe të ishin në gjendje të demonstronin tipare të tilla si respekti, barazia dhe drejtësia.

Po ashtu, programi i ri i sistemeve autonome supozohet të sjellë përfitime një varg sektorësh, përfshirë transportin, ku “mungesa e besimit publik” shihet si “sfida kryesore”.

Teknologjia ‘e zgjuar’ dhe inovative tani po përdoret në një sërë mënyrash interesante në mjekësi.

Në Shtator të këtij viti, studiuesit e Universitetit të Oksfordit njoftuan se kishin zhvilluar një teknologji të inteligjencës artificiale që mund të identifikonte nëse dikush ishte në rrezik për të kaluar atak kardiak, vite para se të ndodhte