10:40 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / indeksADMonline

Hidhet sot në votim, Projektligji për luftimin e pandemisë!

Kështilltari, Artan Murati, i kryeparlamentares Vjosa Osmanit, ka bërë të ditur se pavarësisht vendimit të Qeverisë në mbledhjen e sotme për mosmiratimin e nismës së Kuvendit për Projektligjin e parandalimit për pandeminë, do të hidhet gjithsesi në votim sot në Kuvend.

Murati për këtë ka thënë se opinioni i Qeverisë nuk ka karakter obligativ, shkruan IndeksOnline.

“Gjykata Kushtetuese – Duhet ligj për menaxhimin e pandemisë.

Qeveria – Jo, jo, s’duhet!

Për këtë çështje, duhet dëgjuar gjykatën. Propozimi për shmangie nga afatet procedurale dhe për trajtim urgjent të Projektligjit për parandalimin dhe menaxhimin e pandemisë do të hidhet sot në votim, meqenëse opinioni i Qeverisë nuk ka karakter obligativ”, ka shkruar ai.

Ndërsa, zëvendëskryeministri i vendit, Driton Selmanaj, deklaroi se Qeveria e konsideron të panevojshme miratimin e kësaj nisme, transmeton Indeksonline.

“E vlerësoj të panevojshëm miratimin e Projektligjit për parandalimin e pandemisë Covid-19 me arsyetimin e se ligjet e aplikueshme e rregullojnë në mënyrë të mjaftueshme fushën e parandalimit të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë. Konsideron se është Kushtetuta e Kosovës ka dispozita të veçanta që adresojnë që institucionet e Kosovës kanë për obligim të ndërmarrin raste të caktuara të rrezikut të shëndetit publik. Po ashtu, vlerëson se angazhimet për rregullim ligjor të përkufizimit të disa prej lirive dhe të drejtave themelore të garantuara me Kushtetutë”, tha Selmanaj.

Ky projektligj është inicuar nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani që nga muaji prill.

Iniciativa e Osmanit kishte ardhur pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese përmes së cilit ia rikujton Kuvendit detyrimin “qoftë përmes plotësim-ndryshimit të legjislacionit ekzistues të zbatueshëm ose përmes miratimit të ndonjë ligji të ri, të përcaktoj mekanizmat dhe autorizimet më të përshtatshme, në mënyrë që autoritetet përkatëse të ndërmarrin masat e duhura dhe të nevojshme për luftimin dhe parandalimin e pandemisë COVID-19”./IndeksOnline/