10:42 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Prokurori i Speciales vjen në Kosovë

Prokurori i Specializuar Xhek Smith, do të vizitojë Kosovën për herë të parë për takime me zyrtarë ndërkombëtarë dhe kosovarë.

Sipas njoftimit nga Dhomat e Specializuara, Smith do të takohet me krerët e organizatave ndërkombëtare, përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së, ministrin e Drejtësisë së Kosovës, Abelard Tahiri, si dhe me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Drejtësisë.

“Z. Smith u përzgjodh për postin e Prokurorit të Specializuar pas një procesi të organizuar nga Bashkimi Evropian dhe u emërua në këtë post nga shefja e Misionit të EULEX-it, Aleksandra Papadopulu (Alexandra Papadopoulou). Ai e filloi detyrën më 11 shtator”, thuhet në njoftim.

Smith është prokuror amerikan me përvojë në hetime politike të nivelit të lartë dhe në hetime penale ndërkombëtare.

“Ai është pasardhës i Prokurorit të parë të Specializuar, David Shvendiman (David Schëendiman), më herët edhe Kryeprokuror i Task Forcës Hetimore Speciale, i cili e lëshoi detyrën në fund të marsit, pas përfundimit të mandatit të tij si zyrtar i Shërbimit të Jashtëm të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në njoftim.

Zyra e Prokurorit të Specializuar po heton krimet e pretenduara në Raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2011 Trajtimi ҫnjerёzor i personave dhe trafikimi i paligjshëm i organeve njerëzore nё Kosovë.