11:37 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018

Prokurori Maqedonci: E arrestuam Zekën se u “frikësuam” se po e merr në dorë Kanunin!

Prokurori i Themelores në Prishtinë, Rexhep Maqedonci ka konfirmuar arrestimin e deputetit të Kuvendit të Republikës, Milaim Zeka. Prangosja e deputetit kosovar erdhi si pasojë e një deklarate që ky i fundit e bëri në një emision televiziv.

I njëjti kërcënoi se do ta ndjek me kanun prokurorin që e kishte rastin e tij, për vizat.

Lidhur me këtë çështje, prokurori Maqedonci, në një prononcim për “Indeksonline”, ka deklaruar se arrestimi i Zekës lidhet direkt me kanosjen ndaj  prokurorit special, Afrim Shefkiu.

Madje, Maqedonci ironizoi duke thënë se i janë “frikësuar” Milaim Zekës se s’është gjallë ‘pleqnari i moçëm’,  Xhemail Abria.

“Kemi pas frik mos pe merr Kanunin në dorë, me marrë në dorë, na bën kahre. Xhemal Abria ka vdek, tash s’ka kush na merr vesh me të. E për këtë e kemi arrestuar me ja ndal turrin”, është shprehur prokurori.

Sipas tij, rasti është në procedurë hetimore dhe i njëjti do të dënohet sipas ligjeve të parashikuara. e parasheh ashtu dhe kemi vepru

Ndryshe, Policia e Kosovës ka arrestuar në ora 9:00 të mëngjesit deputetin Zeka dhe i njëjti pasi është marrë në pyetje me vendim të i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve. /Indeksonline/.