14:09 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Prokurori në rastin MTPT jep fjalën përfundimtare, bazohet në SMS-të që gjykata i ka shpallur të fabrikuar

Gjykimi ndaj zëvendëskryeministrit të Kosovës, Fatmir Limaj në rastin e njohur si MTPT po shkon drejt fundit. Prokurori i çështjes Charles Hardaway, ka dhënë fjalën përfundimtare për këtë rast.

Ndonëse, gjykata i ka shpallur të papranuar si provë SMS-ët e shkëmbyer mes këshilltarit të Limajt, Endrit Shala me biznesmenin, Florim Zuka ai gjatë gjithë kohës i referohet këtyre SMS-ve të shkëmbyer mes Shalës dhe Zukës.

Në seancën gjyqësore të mbajtur javën e kaluar, Gjykata nuk i ka pranuar si prova pretendimet e prokurorisë për SMS-ët. Ekspertiza ka vërtetuar se këta SMS janë të fabrikuar.