10:58 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Prokurori Sylë Hoxha flet për hetimet e vrasjes së Ivanoviqit

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka kryer sot një aksion në orët e para të mëngjesit në veri të Mitrovicës, ku ka arrestuar katër persona të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Pos të arrestuarve N.S. (1976) zyrtar policor  në Veri të Mitrovicës;  M.R. (1993); D.M. (1970) po ashtu zyrtar policor në Veri të Mitrovicës dhe A.C. (1965), policia ka shpallur në kërkim edhe Milan Radoicic, i cili në momentin e aksionit nuk ishte në shtëpi, shkruan Indeksonline.

Detaje për aksionin ka dhënë në një prononcim për Indeksonline prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Sylë Hoxha.

Ai ka thënë se për shkak të hetimeve, nuk mund të tregojnë të gjitha informatat që kanë për vrasjen e Ivanoviqit.

“Policia nuk ka mundur ta gjej Radoicicin në shtëpi në momentin e bastisjes, por sigurisht se edhe ai do të kërkohet vazhdimisht. Ne pas pak do të japim informacione për rastin, por mos prisni të u japim të gjitha për shkak të hetimeve. Ne jemi duke punuar me rastin”, ka thënë Hoxha. /Indeksonline/