13:42 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / OSH

Prokuroria deklarohet për rastin e vdekjes së refugjatit në shtëpinë e djegur

IndeksOnline ka raportuar  se në orët e para të mëngjesit një person është gjetur pa shenja jetë dhe i djegur në një shtëpi në lagjen “Ulpiana”, në Prishtinë.

Për këtë rast ka reaguar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit prokurorja kujdestare e Departamentit të krimeve të rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me njësitet e tjera relevante

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i krimeve të rënda, njofton opinionin se pas marrjes së informatës nga policia për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Musine Kokalari”, në lagjen “Ulpiana” – Prishtinë, prokurorja kujdestare e Departamentit të krimeve të rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me njësitet e tjera relevante. Brenda objektit të përfshirë nga zjarri është gjetur një person pa shenja jete.

Prokurori i shtetit, në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të grumbullimit të informatave dhe provave rreth këtij rasti”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/