16:57 / E Mërkurë, 16 Mars 2022 / AR

Prokuroria del me detaje për vdekjen e policit kosovar

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka dhënë detaje për vdekjen e një polici.

Kjo prokurori ka konfirmuar se B.T, u vra aksidentalisht.

Ai derisa ishte në një trajtim, i është shkrepur arma.

“Sot rreth orës 10.30 në poligonin e gjuajtjes të policisë në fshatin Cërrnushë të Mitrovicës, një polic me iniciale B.T 44 vjeç., deri sa ka qenë në gjuajtje në kuadër të një trajnimi të rregullt, aksidentalisht i është shkrepur arma zyrtare dhe për pasojë është plagosur dhe është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal në Mitrovicë ku personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij”.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Në vendin e ngjarjes ka dalur prokurori kujdestar i DKR të PTH Mitrovicë, dhe sipas informacioneve të para rasti ka ndodhur aksidentalisht. Trupi i pajetë i të ndjerit me urdhër të prokurorit është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”.