12:04 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

Prokuroria e Francës, i bën ftesë Benzemas për skandalin seksual të vitit 2015

Ylli i Real Madridit, Karim Benzema, pritet të ketë punë me Prokurorinë e Francës.

Ai ka marrë një ftesë që të dëshmojë në gjyqin që po i bëhet atij e futbollistit tjetër francez, Mathieu Valbuena, transmeton Indeksonline.

Benzema dhe Valbuena akuzohen se kishin bërë një incizim derisa po kryenin marrdhënie me disa prostituta më 2015.

Besohet se dyshja kanë përdorur atë incizim  si lloj shtantazhi. Ky skandal kishte ndodhur para ndeshjes me Armenin pesë vjet më parë./Indeksonline/