15:45 / E Premte, 31 Gusht 2018 / indeksADMonline

Prokuroria e Pejës hapet për qytetarë

Prokuroria Themelore e Pejës tashmë do të jetë e hapur për qytetarët që dëshirojnë të takohen me kryeprokurorin, Agim Kurmehaj.

“Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, në vazhdën e takimeve të ndryshme javore, ditën e premte nga ora 13:00 – 15:00, e ka të caktuar për takime me qytetarë në zyrën e tij, për të gjitha palët e interesuara”, thuhet në njoftimin e prokurorisë, transmeton Indeksonline.

Sipas njoftimit, interesimi i qytetarëve për tu takuar me kryeprokurorin deri më tani ka qenë i kënaqshëm.

Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Pejës, mbetet e hapur për të gjithë qytetarët dhe e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritje të efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies. /Indeksonline/