11:45 / E Premte, 09 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Prokuroria e Shtetit i përgjigjet Rexhep Selimit

Duke respektuar funksionin të cilin e kryen deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Rexhep Selimi, Prokurori i Shtetit rikujton se organet kompetente kushtetuese vendore (të mbikëqyrura nga EULEX-i) kanë nxjerrë vendim ligjor i cili vërteton se Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumëzi,  e ka dhënë në mënyrë të rregullt provimin e jurisprudencës.

“Andaj ftojmë përfaqësuesit e zgjedhur të popullit që të përmbahen nga deklarime të pavërteta dhe në kundërshtim me vendimet legjitime të organeve shtetërore. Këta përfaqësues do të duhej të promovojnë respektimin  e ligjit dhe vendimeve të organeve shtetërore dhe jo të japin deklarata paushalle, të pabazuara dhe qëllimisht tendencioze”, thuhet në komunikatën për media të Prourorisë së Shtetit.

Këto fjalime politike, sipas PSh-së përbëjnë një praktikë negative të cilat dëmtojnë drejtuesit e institucioneve dhe zbatimin e ligjit nga institucionet e pavarura kushtetuese si dhe mund të konsiderohen ndërhyrje në kryerjen e funksioneve në mënyrë të pavarur dhe objektive, mbi parimet e ligjshmërisë dhe barazisë para ligjit.

“Në fund sigurojmë se institucioni i Prokurorit të Shtetit, nuk do të mbështes asnjë individ që ka shkelur apo do ti shkel ligjet e këtij vendi, por Prokurori i Shtetit punon dhe do të vazhdojë të punoj në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjit e jo sipas pritjes së personave të caktuar”, ka thënë PSh-ja në një komunikatë për media./IndeksOnline/