11:21 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

69 aktakuza ndaj 91 personave, gjatë 24-orëve

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24-orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetenëntë (69) aktakuza kundër nëntëdhjetenjë (91) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë njëmbëdhjetë (11)persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit për tetë (8) persona, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24-orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur tridhjetenëntë (39) aktakuza kundër dyzetedy (42) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për tre (3) persona dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48-orëve dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër nëntë (9) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24- orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.