20:21 / E Premte, 29 Qershor 2018 / indeksADMonline

Prokuroria identifikon dy persona për grabitjen në Prishtinë

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka arritur që të identifikojë edhe personin e dytë për grabitjen që ndodhi ditë më parë në një parking të një qendre tregtare në kryeqytet.

Rastin e ka konfirmuar për “Indeksonline”, Prokurorja e rastit, Bukurije Gjonbalaj.

Ajo ka thënë se hetuesia është duke vazhduar më tej hetimet me intensitet të lartë.

“Po, janë identifikuar dy persona të dyshuar për grabitje, lidhur me këtë rast po kryhen hetimet e mëtutjeshme”, ka thënë Gjonbalaj për Indeksonline.

Kësisoj, Indeksonline ka arritur që të sigurojë edhe emrat e dy personave të dyshuar. Bëhet fjalë për, Ahmet Haxhen dhe Mehmet Seferaj, të dy nga qyteti i Klinës.

Po ashtu Indeksonline kishte siguruar edhe videon ku shihen se si dy persona e sulmojnë një person në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë, të cilit dhunëshëm ia marrin çantën./Indeksonline/